Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) vlerëson se dorëheqjet e ministrave të BDI-së e paraqesin kulminacionin e hipokrizisë së kësaj partie.

“Ky është kulminacioni i hipokrizisë nga BDI-ja. BDI dhe Ali Ahmeti nuk japin kurrfarë sqarimit se pse tani dalin prej Qeverie. Deri më tani Ahmeti tradhtinë, korrupsionin, krimin e organizuar, ndërsa tani edhe amoralitetin na e shesin si vlerë dhe patriotizëm”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Orhan Ibraimi në Kuvendin e RM-së.