Po s‘pati zgjedhje tani për emrin, atëherë s’do të ketë fare. Me rëndësi të veçantë është që Maqedonia qartë tregoi se jemi të përgatitur, jemi duke punuar, dhe se jemi të interesuar për zgjedhje këtë vit, e jo pas dhjetë viteve, deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me dekanin e Fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski.

„Poqëse ne kontribuojmë në këtë drejtim, atëherë edhe qeveria greke do të duhej të sqaroi mire pse ata s’janë të përgatitur të investojnë në siguri më të madhe të fqinjëve të vet. Vendimet tona s‘janë të mjaftueshme për zgjedhjen e kontestit për emrin. Konsideroi se edhe BE edhe vendet anëtare të NATO-së janë të interesuar të kërkojnë nga anëtaret e veta që të kontribuojnë për sigurinë e rajonit edhe të Europës.“ – tha Shekeirnska.

Dekani I Fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovskitha se e vetmja rrugë për prosperitetin e vendit është anëtarësimi ne NATO.

“ Sa më parë t’i kemi institucionet të cilët jo vetëm që do të jenë pjesë e NATO-së, por do të jenë edhe të përshtatshme, partnerë të mirë që do të mund te organizohen mirë dhe ti kryejnë aktivitetet që planifikon NATO-ja. Ne dëshmuam këtë në të kaluarën me pjesëmarrjen tonë në misione të ndryshme, tani po mbetet që të përfitojmë prej asaj”- tha Dujovski.

Shekerinska dhe Dujovski pas firmosjes së memorandumit për bashkëpunim mbajtën ligjërata për leverdinë e vendit nga hyrja ne NATO dhe BE.