Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me delegacion nga Ministria sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë.

Gjatë vizitës ministrja Shekerinska do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.

Delegacioni i Maqedonisë do ta vizitojë edhe Qendrën komanduese ushtarake kombëtare të forcave të armatosura bullgare.