Nëpërmjet një postimi në fejsbuk Kryetari i degës së ASH-së në Haraçinë ka njoftuar për kalim të anëtarëve të LSDM-së në Aleancën për Shqiptarët. Në postimin e z. Nebiu thuhet: “Kemi nderin të falënderojmë vëllezërit tanë që sonte publikisht kanë kaluar në Aleancën për Shqiptarët”.
“Të dëshpruar thellë nga premtimet boshe që kanë marrë para zgjedhjeve dhe bashkëpunimi më i ri me BDI i ka detyruar të largohen nga LSDM-ja” ka shkruar kryetari i Degës së ASH-së në Haraçinë, Driton Nebiu.

Gjithashtu ka shtuar se ditëve në vijim presim që edhe anëtarë të tjerë të LSDM-së, tu bashkangjiten rradhëve të Aleancës dhe ka paralajmëruar një konferencë për shtyp që edhe do të shënoj kalimin formal të rreth 30 anëtarëve të rinjë në Aleancë.

Respekte bashkëvendas të mi, Jeni të mirëseardhur në familjen e madhe të Aleancës së shqiptarëve,- thuhet në fund të statusit të kryetarit Nebiu./fol.mk/

©FOL