Deri tek redaksia e portalit në gjuhën maqedone Infomax.mk ka ardhur një tekst i shoqëruar me një dokument qeveritar, nga një informator, i cili, siç thotë ky portal ka denoncuar një vepër kriminale të qeverisë.

Siç informon “informatori” nga qeveria, tashmë për të është e padurueshme të shohë se si qeveria e Zaevit dita ditës po bëhet peng i lakmisë dhe krimit dhe njerëz që kurë nuk kanë kontribuar për partinë, apo shtetin,  janë vendosur nëpër funksione dhe u është dhënë mundësia për t’u bërë milionerë brenda natës, thotë informatori, identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë e Infomax-it, dhe për shkaqe sigurie nuk është bërë publik.

“Si një që ka luftuar me zemër për ndryshim të pushtetit më është bërë e padurueshme nga të gjithë ushujzat që shohin vetëm që të rrëmbejnë ndonjë milion më shumë në emër të të gjithë ne që u munduam të arrijmë një rezultat më të mirë dhe ne që u munduam që ta rrëzojmë regjimin.

Të tillët po e zhvlerësojnë secilën përpjekje tonën dhe për këtë më mirë është që partia të vetëdijësohet dhe të reagojë, në vend që qytetarët pastaj të na pështyjnë në rrugë dhe të na akuzojnë se kemi protestuar dhe luftuar vetëm që të pasurohemi….”, thotë informatori I “Infomax”, nga qeveria.

Më 29 gusht, Qeveria miratoi një vendim për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore. Kjo ka ndodhur 23 ditë pasi u shpallën zgjedhjet dhe pasi qeveria ishte praktikisht e kufizuar dhe nuk duhej të merrte vendime të tilla.Prapa firmës që merr pjesë në të gjithë punën është kush, nëse jo, Koço Angjushev. Gjegjësisht, bëhet fjalë për konvertim tokësor, vlera e së cilës menjëherë katërfishohet apo pesëfishohet. Kjo është një tokë në të cilën duhet ndërtuar HEC Topolka me objektet shoqëruese. Kompanitë që qëndrojnë pas kësaj janë Erergy delivery solutions dhe Hidro holdin, përkatësisht Hidroelektranat e vogla Topolki DOO tani të regjistruara në bul. Shën Klimenti i Ohrit numër 30, në ndërtesën administrative të Feroinvest të Koço Angjushevit. Udhëheqës i kësaj është vëllau i Koço Angjushevit, Todor Angjushev.

Një lakmi e tillë për para nuk mund të fshihet duke e vendosur vëllaun për udhëheqës të kompanisë. Konflikt interesi ka dhe ne do të na pëshyjnë në rrugënëse nuk e luftojmë këtë…”, ka përfunduar ky informator nga qeveria për portalin Infomax.mk./Gazeta Express