Përmbytja e lumit Kolla dhe shkrirja e akullit ka bërë që të dëmtohen plotësisht muret mbajtëse të një ure hekurudhore në Murmansk të Rusisë, e cila më pas edhe u shemb. Hekurudha ruse ka premtuar se do të rindërtojë urën brenda pesë ditësh. Ura është ndërtuar rreth vitit 1930 ndërsa është riparuar gjashtë vjet më parë.