Nënkryetarja e LSDM Radmila Sheqerinska në kongresin e partisë ka folur mbi raportet ndëretnike si dhe programin mbi reformat në procesin arsimorë.

Politikanët që qeverisin me ndarje etnike tashmë i kalojnë të shkuarës, qytetarët i kanë njohur ato, ne duam të ndërtojmë një shtet me qytetarë të njejtë me një shoqëri me të drejta të barabarta dhe të bëjmë vendin tonë më të mirë për jetesë, ka thënë Sheqerinska.

Do ndërpresin testimin ekstern, do zvogëlojmë numrin e lëndëve në procesin arsimorë, do bëjmë vlerësimin e programeve arsimore dhe librave, në gjashtë muajt e parë të vitit do bëjmë vlerësimin e dijes se na duhet dije, do i risim pagat e arsimtarëve, asnjë mësimdhënës nuk do ketë pagë më të ulët se mesatarja, do ndërtojmë konvikte për studentët, ka thënë mes tjerave ajo.

Në kongres ajo ka folur edhe për reformat në shëndetësi ku tha se është e nevojshme që mjekët të qëndrojnë në vend përmes pagave më të mëdha.