Themelimi i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup vjen në kohën më të zbrapsur politike për Bashkimin Demokratik për Integrim, ku si pasojë e politikave korruptive dhe jo kombëtare, përpiqet të zotohet në themelimin e këtij institucioni të lartë arsimor, kur me gjasë janë përfitimet e vogla politike, që tashmë populli nuk beson se mund të bie në “kurthin” e BDI-së. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke qenë i “gjunjëzuar” pas politikave të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, për ta kthyer tashmë “autoritetin” që e ka humbur me dështimet brenda kësaj kohe; ka pritur dritën jeshile të Gruevskit për ta inicuar themelimin  e këtij universiteti, që gjoja se do jetë apolitik, ndërsa duket qartë se po krijohet nga ish funksionarë ose nëpunës politikë që kanë qenë në shërbim të BDI-së.

Ali Ahmeti jo vetëm tani, por shpesh herë ka qenë në kundërshtim me idetë dhe planet e tij politike, pasi ai nuk ka mundur t’i shërbejë kauzës kombëtare brenda këtyre viteve  në pushtet, por përmes punësimeve fiktive dhe me Universitete politike kërkon të gjejë rrugë për të mbetur në pushtet duke i shërbyer interesave jo kombëtare. Ai është zotuar se Universiteti “Nënë Tereza” nuk do të jetë i përfshirë me ish-funksionar të lartë politikë, por realiteti duket krejt ndryshe, duke parë që brenda stafit të Univeristetit janë të inkuadruar ish-funksionar të lartë politik të BDI-së. Qytetarët po dhe ekspertët janë të mendimit se ky institucion nuk i shërben cilësisë arsimore, pos përfitimeve politike të BDI-së për të qenë sa më gjatë në pushtet, e duke punuar në dëm të interesave kombëtare. Demagogjia e Ali Ahmetit është zhveshur tashmë, dhe qytetarët presin kohën që ta kthejnë në ilegalitet, atje ku ka shërbyer gjithnjë.

Nëse i referohemi buxheteve të universiteteve, për të cilën nënkuptohet se pa buxhet solid asnjë universitet nuk mund të menaxhohet në mënyrë efikase, e lërë të prodhojë kuadro cilësore me një buxhet prej 170.000 eurove, që nuk mjaftojnë as pë rrogën e  Rektorit.Prandaj me të drejtë konstatohet  dhe shihet qartë se ky institucion i arsimit sipëror e ka  vështirë  të menaxhohet dhe  në të njëjtën kohë vërtetohet se është manipulim i rradhës  i këtij pushteti që numëron ditët e fundit!

 

© fol.mk