VMRO-DPMNE-se dhe BDI-se u përshtatet lista e papastruar zgjedhore, sepse sikur të jetë e pastruar nuk do të kenë mundësi të votojnë vdekurit , sepse do të gjenden dhe dënohen ndërtesat fantazmë, sepse ne nuk do të lejojmë që Maqedonia të bëhet Pustec ka thënë për A1on Zv kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska.- Nëse VMRO-DPMNE dhe BDI mendoj se njerëzit i duan, ata dhjetë herë deri tani do ta kishin pastruar listat e zgjedhore dhe do të kishim media të lira në Maqedoni. Fakti që ikin edhe nga njëra edhe nga tjetra tregon se ata janë të gatshem të marrin pjesë vetëm në zgjedhje kriminale. Prioriteti ynë është i qartë, nuk duan as më pak e as më shume pwrveç konkurrencës së drejtë, Kjo do të thotë lista e votuesve e kontrolluar dhe rregullat e medias ku të gjithë do të kemi mundësi të barabarta. Media që do të thotë se qytetarët sjellin vendimin e tyre bazuar në të dhënat, bazuar në fakte, në bazë të qasjes së barabartë në të gjitha mediat, tha Shekerinska.sipas asaj , shtrohet pyetja pse VMRO-DPMNE dhe BDI prej korrikut të vitit të kaluar e deri sot u tërheq in zvarë procesin e negociatave që listat e votuesve mbeten të papastruara.
– Të përkujtoj, sipas marrëveshjes së Przhinos, Komision të ri Shtetëror Zgjedhor është dashur të kishim që në korrik të vitit të kaluar, rregullat e reja për mediat duhej të ishin dakorduar në fund të gushtit të vitit të kaluar, ingerencat e reja e reja të KSHZ-së duhej të ishin miratuar në fund të shtatorit. Ju do të shihni se obligimet më të mëdha në Maqedoni ndodhin me vonesë prej 5, 6 dhe 7 muajsh. Arsyeja e vetme ishte vendimi i VMRO-DPMNE dhe BDI për të zgjatur negociatat për tu mo u arritur kurfarë marrëveshje tha Shekerinska. Ajo thotë se njerëzit që vjodhën në zgjedhjet, ata të cilët kanë shtypur kartat e rreme të identitetit ,që kanë shantazhuar firmat dëshirojnë sërish të peshkojnë në të turbullt.
– Është vështirë të parashikohet nëse sot do të zgjidhet cështja e mediave dhe listat e zgjedhore Fakti se këto negociata ose do të jenë thelbësore dhe do të na çojë në zgjedhje të drejta dhe demokratike ose do të prishen, mundësi e tretë nuk ka. Edhe një herë pjesëmarrja e opozitës në skenarin “qeveria të aktroj zgjedhje të drejta” nuk do të pranojmë, tha nënkryetarja e LSDM-së.
Sipas saj, fakti se Gruevski vazhdon të sillet si kryeministër i Maqedonisë, kjo tregon se ai prej kohës mendon se është vetë shteti.
– Është normale që një njeriu që ka hy me të dy duart në të gjitha krimet e mundshme me çdo kusht do të mundohet të shkatërroj të gjitha shanset për një hetim të pavarur. Ai është mësuar të jetoj dhe të qeverisë në një shtet ku prokurorët janë të zgjedhur nga fletorja e Gordanës në të cilën gjykatësit luajn me notat e saj. Cdo shansë pë hetim të vërtetë do të tregojë se Nikolla Gruevski është njeriu që krijoi krimin e madh, abuzimin më të madh dhe korrupsionit më të madh në Maqedoni, tha Shekerinska.
Ajo thotë se Maqedonia nuk meriton që në të gjitha listat e mediave të lira, Maqedonia të jetë vendosur në mes Taxhekistanit dhe Malit, që cila sipas saj është rezultat i qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-se.
– Në qoftë se gjithcka varet nga VMRO-DPMNE-së ata do të ishin pronarët dhe do të kishin qeverisur mendimet tona, jo vetëm mediat. Kjo do të thotë se në qoftë se vazhdon kjo status quo-në, vetëm se do të fundosej edhe më tej në të gjitha listat e mediave të lira. Në këtë vend shumë zgjedhje varen jo vetëm nga sjellja e politikanëve , por si ata sillen me mediat. Dhe çdo herë që u është dhënë mundësi të barabartë të partive politike, vendimin e kanë sjellë qytetarët. Sot Nikolla Gruevski dëshiron të jetë jo vetëm bosi në Maqedoni, por edhe kryeredaktor i të gjitha mediave në Maqedoni, tha Shekerinska.