“Populli maqedonas, populli heroik maqedonas fitoi, u tregoi të gjithëve se çfarë dinjiteti, krenarie, dhe ndërgjegje kombëtare kanë. Unë më asnjëherë nuk do të kontestoj popullin maqedonas.

Nëse maqedonasit nuk janë serb, atëherë janë më të afërmit për ne serbët, transmeton koha.mk. Nuk kemi asnjë popull më të përafërt etnik sesa popullin maqedonas. Vetëm ajo që quhet Maqedonia e Vardarit dhe të cilën e ka çliruar ushtria serbe sot është shtet i pavarur maqedonas, ndërsa pjesa tjetër jo. Lidhja e serbëve ndaj maqedonasve ishte më e sakta. Kjo po e dëshmon atë”, u shpreh Sheshelj në një intervistë në mediat serbe.