Mjeku kinez lëkura e të cili iu ‘errësua’ papritmas për shkak të trajtimit me coronavirus, u shfaq në publik për herë të parë që kur ngjyra e lëkurës iu kthye në normalitet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Yi Fan 42 vjeç, është shëruar plotësisht nga coronavirusi pasi u infektua në janar derisa po trajtonte pacientët në Wuhan.

Toni i lëkurës iu shkaktua nga një ilaç antiobiotik që ai kishte marrë gjatë kujdesit intensiv, bazuar në raportime.

Fan u sëmur pak pasi shpërtheu sëmundja në Wuhan dhe para se kriza shëndetësore të përfshihej në të gjithë botën, duke lënë të vdekur tanimë një milion njerëz globalisht.

Mjeku është një kardiolog në Spitalin Qendror të Wuhan.

Një tjetër bashkëpuntor i mjekut Yi, Hu Weifang, ishte infektuar me COVID-19 në vijën e frontit në të njëjtën ditë me të.

Lëkura e Weifang gjithashtu ndryshoi gjatë trajtimit. Ai vdiq në fillim të muajit qershor pasi luftoi me sëmundjen për gati pesë muaj.

Fan u paraqit të hënën pas pesë muajve në Spitalin Taikang Tongji në Wuhan.