Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e përkrah vendimin e Qeverisë për të anuluar përkohësisht reklamat qeveritare në të gjitha mediat me çka do të ndërpritet lidhja korruptive mes pushtetit dhe median, kumton SHGM përmes Telegrafi Maqedoni.

Ndërpritja e reklamave do t’i çlirojë mediat prej varësisë financiare nga qeveria, e cila në periudhën e kaluar u bë një ndër reklamuesve më të mëdha në mediat. Me atë, ajo i shndërroi mediat në makineri propagandistike dhe pengonte çdo kritikë publike.

Besojmë se pa reklama qeveritare do të formohet treg normal i mediave, i cili do të sigurojë liri më të madhe financiare dhe profesionale të mediave. Ardhmëria e medias duhet të varet vetëm nga cilësia e përmbajtjeve gazetareske, e cila do të rikthen besimin e qytetarëve dhe reklamuesve.

Në lidhje me paralajmërimet se në të ardhme tërë komunikimi me qytetarët do të zhvillohet nëpërmjet të transmetuesit publik, theksojmë se Qeveria duhet të jetë transparente ndaj të gjitha mediave, e jo vetëm ndaj RTM-së. Obligim i qeverisë është t’iu sigurojë të gjithë mediave qasje të lirë për të gjitha informatat me karakter publik, ndërsa nga RTM dhe mediave private varet në çfarë mënyre do të transmetohen ato. Pavarësia editoriale e mediave duhet të respektohet. /Telegrafi/