Ushqim tradicional dhe organik, erëza, çaje, pije alkoolike rajonale, kozmetikë natyrore dhe rroba do të shiten në panairin “Shija e Maqedonisë”, i cili prej sot deri më 13 nëntor do të mbahet në Qendrën tregtare “Ramstore” Shkup.

Në panair prodhime të tyre do të shesin 22 biznese të vogla dhe të mesme nga Maqedonia rurale

Panairi organizohet nga gjashtë grupe aksionale lokale nga Maqedonia rurale në partneritt me QT Ramstor dhe me mbështetje të Projektit të USAID-it për ekspanzion të bizneseve të vogla, i bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës.

Grupet aksionale lokale janë shoqata nga qytetarë të përbëra nga përfaqësues të sektorit publik, privat dhe civil nga dy deri në katër komuna rurale fqinje. Shoqatat janë të themeluara si pjesë e vendosjes së qasjes së BE-së leader për zhvillim ekonomik rural në mjediset rurale.