Këngëtarja Miriam Cani njihet si një prej emrave më simpatik të estradës.

Në llogarinë e saj në Instagram, Miriami ka publikuar një fotografi me të cilën është kthyer prapa në kohë.

Fotografia është shkrepur në vitin 2004 dhe këngëtarja duket krejtësisht ndryshe me një stil të flokëve  që i dallon shumë prej  atij që e ka tani.

“Kujtime të bukura”, ka shkruar ajo mbi fotorafi duke treguar vitin se kur është shkrepur ajo.

Kujtojmë që së fundi Miriami ka publikuar këngën “More than a song” që është version i ri i këngës “Dhurata”, të cilën e solli në bashkëpunim me Alban Skënderajn.