Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov sot në konferencë për shtyp ka njoftuar se bisedimet mes partive politike dhe ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së janë ndërprerë.

“Çdo herë kur arrijmë në dy pika delikate për VMRO-DPMNE-në, dhe ato janë pastrimi i Listës zgjedhore, respektivisht 330.000 regjistrime kontestuese dhe rregullimin e sferës mediale, në atë moment vjen në ndërprerje të negociatave nga ana e VMRO-DPMNE-së”, ka thënë zëdhënësi i LSDM-ja Petre Shilegov në pres konferencë.

Ai më tej theksoi se është e qartë se VMRO-DPMNE-ja ikë nga zgjedhjet e drejta, të lira dhe demokratike.

“VMRO-DPMNE-ja do të mbajë zgjedhje në modelin e saj, siç kanë qenë deri tani, kriminale dhe të vjedhura. Social Demokratët nuk do të lejojnë atë. Ne kemi dhënë fjalën tonë. Nikolla Gruevski është histori politike. Fjala është fjalë. Maqedonia do të ketë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike”, tha Shilegov.