Lëvizja për reforma PDSH reagon ashpër ndaj tentimit për fshierje të votuesve shqiptar nga listat e votimit. Nuk guxon të preket asnjë njeri që është shtetas i këtij vendit, që paguan taksa dhe ka pronë legale. Me Kushtetutë të drejtat janë të garantuara, ata mund të jetojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e vet sipas vullnetit të lirë.

LR-PDSH dënon poashtu etiketimet dhe cilësimet e shqiptarëve si njerëz me yll. Është edhe një dëshmi më tepër që pushteti dhe opozita maqedonase nuk kanë betejë politike ndërmjet veti, por tërthorazi ju kanë shpall luftë shqiptarëve. Ne si parti politike, nuk do të lejojmë një manipulim të tillë.

Ju bëjmë apel subjekteve politike maqedonase të largohen nga këto qëllime të mbrapshta politike, sepse subjektet politike shqiptare do të gjejnë forma dhe mekanizma për tu bërë bashk dhe për të bojkotuar këtë sistem të drejtuar kundër shqiptarëve, jo vetëm zgjedhjet.