Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, i cili ka folur mbrëmë për gjendjen aktuale në Maqedoni, ka thënë se nëse qeveria e re i siguron VMRO-së amnisti, atëherë kjo parti do t’i harronte të gjitha ankesat e tanishme, përfshirë edhe Platformën Shqiptare.

“Kjo është situatë absurde. Nëse ne sot OBRM-PDUKM-së i ofrojmë amnesti, ata do të hiqnin dorë nga bisedat për Deklaratën Shqiptare, do të ndalonin protestat, madje edhe retorikën nacionaliste.

Janë duke u lutur nëpër Evropë që të amnistohen nga pushteti jonë. Kjo është turp pasi qytetarët përdoren si mbrojtje të krimit të tij,” tha Shilegov.