SPB në Tetovë ka ngritur padi penale kundër E.L (24) nga Tetova përshkak të dyshimeve për veprën “kërcënim me armë të rrezikshme gjatë përleshjes”.

Më 27.O8.2016 në orën 20:30 në rrugën Ivo Lola, i dyshuari ka qenë i ulur në kafene me A.A nga Tetova. Në ndërkohë ka ardhur I.M (32) nga Tetova dhe e ka lidhur qenin e tij në një prej rrotave të automjetit “Polo”, në pronësi të A.A. dhe është ulur në tavolinë.
Kur E.L dhe A.A kanë shkuar edhe pse e kanë vërejtur se qeni ka qenë i lidhur për rrotën e makinës, ata kanë filluar ta lëvizin automjetin.

Pasi I.M ka vënë re çfarë po ndodh, ka filluar përleshje verbale, ku pastaj i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me thikë duke i shkaktuar plagë në shpinë dhe dorë. I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik në Tetovë, ku edhe ka marrë trajtimet mjeksore.