Një vendim i Presidentit të Kosovës ka bërë që tetë ambasadorë të lirohen nga detyra në shtetet ku e kanë përfaqësuar vendin.

Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari). Hysa konsiderohet ndër ambasadoret më të dobët në Maqedoni, kurse verjetje ndaj tij kishin shpeshherë edhe familjarët e Grupit të Kumanovës. Disa mediume në Kosovë kanë shkruar se deri sa ishte Hysa ambasador në Shkup, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.