Biologët Henk-Jan Hoving nga “GEOMAR Helmholc” i Qendrës për hulumtime oqeanike në Kil dhe Steven Haddok nga Instituti hulumtues i Akuariumit në gjirin Moterej kanë shënuar një pamje të rrallë të oktopodit “shtatëduarsh”.

Kjo gjallesë, zyrtarisht është i njohur si Haliphron atlanticus, në publik gjatë 27 viteve të fundit është parë tri herë.

Për jetën e tij dhe mënyrën e të ushqyerit dihet shumë pak, deri në vitin 2013, kur Hoving dhe Haddok e vërejtën se si një specie e rritur e gjinisë femërore noton me meduzën e kapur.

Femrat mund të rriten deri në 4 metra gjatësi dhe të arrijnë peshën deri në 75 kilogram, transmeton Business Insider.