Ndeshja e sotme mes Shkëndijës dhe Gentit ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm tek futbolldashësit por edhe tek mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare.

 

Mbi 100  gazetarë  janë akredituar për të ndjekur ndeshjen e sotme në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

Sa i përket numrit të biletave nga Shkëndija  njoftojnë  se mbi 15 mijë bileta janë  shitura  kurse 5 mijë të tjera u janë ndarë institucioneve të ndryshme në vend.

Ndeshja Kf Shkëndija – Gent zhvillohet sonte në stadiumin “Filipi i Dytë” dhe fillon në  ora 20.00.