Real Madridi ka mundur me rezultat 2:1 Sporting Gijonin. Me disa vështirësi Real Madridi e ka mposhtur Sporting Gijonin.

Skuadra e Zinedine Zidane mori tri pikë në ndeshjen që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” fal dy golave të Cristiano Ronaldos, që realizoi fillimisht në minutën e pestë e më pas edhe në atë të 18’të.

Golin e vetem për mysafirët e shënoi Carlos Carmona në minutën e 35’të. Gijon ka mundur të marrë një pikë në këtë ndeshje nëse Duje Cop nuk do të kishte dështuar nga penalltia në minutën e 78’të.

Pas kësaj fitoreje, Reali ka shkuar në kuotën e 33 pikëve, shtatë më shumë se Barcelona që nesër përballet me Real Sociedadin.