Ringjallen shpresat për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë. Procedura për transferimin e tokës nga bujqësore në ndërtimore në të cilën duhet të ngritët objekti shkollor tashmë ka mbërritur në Qeveri dhe pritet të jetë në rend dite në një nga seancat e ardhshme qeveritare.
Qeveria e Maqedonisë

“Pas përfundimit të procedurave në Ministrinë e Bujqësisë, lënda për transferimin e tokës nga bujqësore në tokë ndërtimore tashmë ka arritur në Qeveri. E njëjta pritet të vendoset në rend dite në një nga seancat e ardhshme qeveritare, por paraprakisht duhet të kaloj disa komisione të caktuara”.

Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Bllacë, Agim Bardhi ka kërkuar nga prindërit e lagjes Bardhi që fëmijët ti dërgojnë për mësim në shkollën fillore të Bllacës së Epërme “Aleksandar Urdareski” me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së tyre dhe evitimit të kufirit Maqedoni-Kosovë.

“Shkolla lart në Bllacë plotëson të gjitha kushtet, kuadri arsimor është i mjaftueshëm, hapësirat janë të mjaftueshme, kështu që ato kanë mundës derisa të rregullohet objekti i tyre atje, ata mund të vijnë në Bllacë. Atë ditë që janë të gatshëm ti sjellin fëmijët në Bllacë, na duhet vetëm një kohë e shkurtër që ta rregullojmë dokumentacionin, kështu që ata do ta kenë edhe makinën që ta bëjnë transportin e fëmijëve deri në Bllacën lartë që është diku një largësi prej 5 kilometra” – tha Agim Bardhi, kryetar i BL të f. Bllacë.

Shkolla fillore “Aleksandar Urdarevski”në Bllacë të epërme u rikonstrua kohë më parë dhe tashmë plotëson të gjitha kushtet e duhura për një objekt të tillë. Për momentin në këtë shkollë mësimin e ndjekin 135 nxënës.

“Është bë renovimi i shkollës në përgjithësi, prej dyshemesë deri në çati, ashtu siç është kërkuar dhe është realizuar, sipas kërkesave të planit që ishte. Karrige për klasën e parë, të tjerat që janë të parapara deri te zyra e përgjegjësit dhe gjithë arsimtarëve deri në klasë. Karrige kemi, banka, kamera të reja, instalimi i ngrohjes dhe zjarrfikësve, gjithë janë në rregull” – u shpreh Jusuf Amati, përgjegjës i sh. f. “Aleksandar Urdarevski” f.Bllacë

Dekada me radhë, nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë kalojnë në këmbë kufirin Maqedoni-Kosovë për të ndjekur mësimet në shkollën fillore “Ilaz Thaçi në komunën Hani I Elezit./Alsat-M/