qenan aliu

 

 

 

Shkruan :Qenan Aliu 

 

Miq të dashur,

E di se zgjedhjet e lira, kredibile dhe të besueshme një vendi i sjellin pushtetin legjitim dhe legal ;

E di se me mbajtjen e tyre vetëm do të fillojë të zgjidhet kjo krizë e thellë politike ,ekonomike, institucionale e sociale, e kurrë do të zgjidhet plotësishtë ?

E di se hajdutokratët e pushtetit të decenies e kanë kapur shtetin i kanë zaptuar institucionet, e kanë ngulfat drejtësinë dhe mediat ;

Por, gjithashtu e di se pushtetarët hajdutë nuk duan zgjedhje të besueshme dhe kredibile, ata duan zgjedhje ku vetë do ti mbushin kutitë dhe vetë do ti numërojnë votat, zgjedhje ku duan ta kenë shtypshkronjën e cila do të shtypë fletëvotime aq sa të duan ato, hajdutë pushtetarë që mbrojnë sintagmën e Rotshildëve se na jepni ne të shtypim paratë kush të dojë le ta merë pushtetin kurse këta duan të shtypin fletëvotime , ndërsa kush të dojë le të delë dhe le të votojë për cilin të donë !

Dhe gjithashtu e di se, ata që bëjnë luftën nuk mundë ta bëjnë paqën, ndërkaq edhe ata që bënë krim me pushtetin një dekadë në vazhdimësi nuk mund ta bëjnë drejtësinë në këtë vendë ! Prandaj,**Shkoni në rr*të të samës me gjithë zgjedhjet !

© fol.mk