Ambasadori amerikan Jess Baily pati një takim miqësor me dy veprimtarë shqiptaro-amerikan, Ramazan Bekteshin dhe Adi Shabanin nga komuniteti shqiptaro-amerikan i Illinois-it. Takimi ishte tejet miqësor, ashtu sic di Amerika t’i pres dhe dëgjoj qytetarët e saj. Për 1:15 (një orë e pesëmbëdhjetë minuta) sa zgjati takimi, ambasadori dëgjoi me vemendje të gjitha shqetësimet që patën këta veprimtarë në lidhje me krizën politike në Maqedoni dhe me theks të posaçëm gjendjen e shqiptarëve në këtë republikë. Ambasadori poashtu pati edhe shumë pyetje për mysafiter e tij. Ambasadori amerikan premtoi se herën tjeter do t’i vizitoj shqiptaro-amerkanët në Kërçovë, në vendin e tyre të origjinës. Ramazan Bekteshi i dorëzoi ambasadorit edhe një letër ku i adreson disa shqetësime të komunitetit për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve etnik në Maqedoni. Veprimtarët shqiptaro-amerikan i falënderuan SHBA dhe personalisht ambasadorin për rolin e tyre shumë jetik në Maqedoni si dhe përpjekjet e prhershme amerikane në forcimin e demokracise dhe shtetit ligjor. Ramazan Bekteshi, një aktvist i njohur në SHBA për pavarësine e Kosovës poashtu është edhe një mbështetës i fuqishëm i LR-PDSH-së

© fol.mk