Ndërmarrja e Transportit Publike (NTP) kanë vendur që ta ndalojnë shitjen e kartelave elektronike, shkruajtën disa media, njofton Portalb.

Nga 1 shkurti do të ketë bileta vetëm për dy udhëtime me qëllim që qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe më tej dhe të mos presin për të paguar në autobus ose të blejnë kartelë të re.

Sipas tyre, ky ndryshim po bëhet pasi që një pjesë e madhe e udhëtarëve i kanë gjuajtur kartelat elektronike pas shfrytëzimit të tyre.

Udhëtarët, sipas paralajmërimeve, do të mundet që të shfrytëzojnë kombinime të ndryshme të biletave për kartelat e jopersonalizuara elektronike, do të munden që kartelën ta mbushin me kredi e cila do të harxhohet me çdo udhëtim, bileta të afatizuara, bileta për më shumë drejtime, kombinime të biletave dhe NTP-së dhe teleferikut në Vodno, dhe bileta deri me 10 udhëtime për linja të qytetit të cilat kushtojnë 250 denarë. /Portalb