Sipas ueb-faqes ‘Airvisua’ e cila mat cilësinë e ajrit në botë, Shkupi ndodhet në vendin e 18-të për nga ndotja e ajrit në botë.

Maqedonia e Veriut hyn në zonën e kuqe të vendeve me ndotje të ajrit me grimca PM 2.5 me përqëndrime mbi 25 mikrogramë për metër klub.

Kjo thuhet në raportin vjetor të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) për vitin 2019 që u publikuar dy ditë më parë.

Problemin e ndotjes së ajrit përveç Shkupit e kanë edhe disa qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.