Ministria e Jashtme e Maqedonisë i ka shkruar një telegram ngushëllimi Ministrisë së Jashtme Ruse duke i shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe të të plagosurve në shpërthimin që ndodhi sot në Sankt Peterburg në Rusi. 

MPJ më tej shkruan se është në komukimim me autoritetet ruse, por edhe ambasadën në Moskë, për tu informuar se a ka pësuar ndonjë shtetas i Maqedonisë në këtë shpërthim terrorist.