Shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi makinën e tij duke përfunduar në një market në Shkup dhe duke aksidentuar 7 persona.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, pasi shtetasi me iniciale Q.O 42 vjec nga Shkupi, ka humbur kontrollin mbi makinën e tij “Opel Astra” dhe ka goditur disa këmbësorë dhe klientët e një marketi.

Të aksidentuarve u është dhënë menjëherë shërbimi mjekësor ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.