Ky është momenti i tmerrshëm kur një shofer kamioni e zuri gjumi derisa ishte në timon dhe duke ecur me shpejtësi duke u përplasur në disa makina në një autostradë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për shoferin Mariusz Wlazlo, i cili ishte duke ecur rreth 70 kilometra në orë në një autostradë në Birmingham, Britani e Madhe.

Siç bëhet e ditur, në mënyrë të mrekullueshme, askush nuk u mbyt nga ky aksident, përveç disave që pësuan disa lëndime.

Wlazlo, 47, nga Liverpool është dënuar me burg prej 16 muajsh për shkaktim të lëndime të tjerëve dhe rrezikim të komunikacionit.

Në vendin e ngjarjes ai u kishte thënë policëve: Mendoj se fjeta për një moment. Nuk mund ta shpjegoj, sepse nuk e mbaj mend mire.