Sergio Ramos është shprehur tejet i nervozuar para gazetarëve pas barazimit 2:2 me Valencian

Gazetarët pyetën kapitenin e Real Madridit nëse ky është fundi i Rafa Benitezit. Ramos i lodhur nga pyetjet e njëjta tash e disa muaj u përgjigj shkurtimisht.

“Benitez e ka besimin e plotë. Ai është trajneri jonë dhe ne besojmë në të”, ishin fjalët e kapitenit pas barazimit me Valencian.

“Gjyqtarët e kanë tepruar sonte. Ne pësuam gol në momentin kur është dashur të jepej penalti për Gareth Bale, në anën tjetër kartoni i kuq për Kovaçiç me të vërtetë ishte i ekzagjeruar”, shtoi më tej spanjolli. /Express/

ramossss