Venera Lumani, një prej këngëtareve të njohura dhe të suksesshme shqiptare, këtë edicion të Këngës Magjike, është bërë pjesë e jurisë për kategorinë e artistëve të rinj, së bashku me Juliana Pashën, Sardi Dj, Olti Currin dhe Ulis Krujën. E gjendur shpesh mes gjykimeve e paragjykimeve të pabaza në profilet sociale, si një pjesë e mirë e artistëve, edhe Venera përballet me komente, reagime deri edhe fyerje të ndryshme.

lumanni

Me sa duket, disa prej “ndjekësve” në rrjetet sociale i janë drejtuar artistes me fjalë fyese, aq sa e kanë deturyar Venerën, si rrallëherë, të shkruajë një status enkas për t’u treguar se më shumë se gjithçka tjetër, duhet të kenë një mendje më të hapur.

Unë jam Venera! As nuk bëj si e pirë, as nuk bëj sikur u kam ikur psikologëve nga duart. As nuk bëj si e ditur, as nuk jam e pashkollë, as nuk jam kot, etj. Të gjithë atyre që ‘ua hap barkun’ kur më shohin, ju them të bëhen gati se edhe pak do ju hapë edhe mendjen.

Pas statusit të këngëtares, ka shkruar edhe Aurela Gaçe: Në botën e ngushtë ose mendjengushtëve, kur je vetvetja, është vështirë, sepse del nga “shinat” e tyre. Pffff, who cares”

082a2a95e877e1968541eb4b377e47b7

f000621532c4bc6c3bb7d58b94fc5caa