Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë. Në javën 29-të në La Liga, të besuarit e Zinedine Zidane morën pikët e plota në shtëpi përballë Gironës, duke triumfuar 6-3.

Në këtë mbrëmje shkëlqeu Cristiano Ronaldo, duke realizuar 4 gola, ndërsa të tjerët i shënuan Lucas Vasquez dhe Gareth Bale, i cili u fut në lojë në minutën e 70-të.

Ronaldo është vlerësuar më i miri i kësaj ndeshjeje, duke marrë notën maksimale 10.