ozita ndërkombëtare e Republikës së Maqedonisë ndonëse po zhvillohet në një kahje pozitive, megjithatë duhet kohë për t’u bërë një vlerësim i duhur edhe pse është bërë ‘shumë’ punë si me fqinjët ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, transmeton Zhurnal.mk

Profesori universitar Shpëtim Latifi në një prononcim për Zhurnal.mk thekson se duhet edhe pak kohë që të bëhet një vlerësim i tilë pasiqë janë shumë pak vetëm 100 ditë qeverisje.

“Është herët të jepet vlerësim për ndryshim të pozitës ndërkombëtare të Maqedonisë në kuptim të rezultateve, kryesisht për shkak të afatit të shkurtër kohorë (100 ditor) në qeverisje. Ishte e pritur, kryesisht për shkak të distancimit të strukturave ndërkombëtare ndaj politikës së qeverisë paraprake, BE, NATO dhe fqinjëve të Maqedonisë që me qeverinë e re do të ketë një frymë ndryshe, një afrim të përgjithshëm dhe ngrohje të këtyre marrdhënieve”, thekson kështu në prononcimin e tij për Zhurnal.mk profesori Latifi.

Sipas tij, disa hapa pozitiv janë të pamjaftueshëm në këtë drejtim dhe se vendi duhet të bëj reforma urgjente dhe të thella në administratë, politikë e gjyqësorë.

“Ky efekt i afrimit u hetua me qeverinë e re, si në raport në BE ashtu edhe me fqinjët, marrveshje mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, dialogu i përmirësuar me Greqinë si dhe mosafrimi me disa struktura officiale në Serbi (kryesisht anti-NATO), pikërisht për shkak të këtyre zhvillimeve. Mirëpo është e pamjaftueshme që disa hapa pozitivë të kënaqin nevojën sa urgjente po aq edhe jetësore për Maqedoninë për reforma të thella strukturore, administrative, politike e gjyqësore si dhe zgjidhja e problemit të emrit në mënyrë që definitivisht Maqedonia të del nga zona e errët dhe vizionin e paqartë europian dhe integrues. Këtij procesi i bëjnë ballë edhe zgjidhje të caktuara kadrovike në të dy anët e blloqeve politike, të provuara më parë dhe sterile në aspekt politik për të pritur zgjidhje të shpejta”, thekson mes tjerave për Zhurnal.mk profesori universitar Shpëtim Latifi.