BDI-Selia-620x330

Në radhët e BDI-së është duke mbretëruar shqetësim se nëse nuk ndërrohet Bekim Neziri nga detyra e kryetarit të shtabit zgjedhor, kjo parti do të humbë në zgjedhje. Burime të gazetës Lajm thonë se ky shqetësim është prezent edhe në qarqe të larta të partisë. “Disa kryetarë të komunave dhe degëve partiake kanë paralajmëruar madje bojkot të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare nëse nuk shkajkohet Neziri dhe nëse nuk hetohen deri në fund spekulimet se ai mund të jetë i involvuar në ngjarjet në komunën e Çairit”, kanë thënë për Lajm burime të larta në këtë parti, duke insistuar të mbeten anonime.

Gazeta Lajm pret qëndrim zyrtar sonte ose nesër nga BDI lidhur me këto informacione. Për shkak të mendësisë marksisto-leniniste të udhëheqësve të saj, kjo parti nuk preferon të komunikojë zyrtarisht me mediumet e pavarura, mirëpo ne mbetemi të gatshëm të botojmë qendrimin e tyre eventual./LAJM