Shqetësimi i Elvana Gjatës, çfarë përmbanin videot që iu vodhën me celularin?

Fotot, mesazhet dhe videot e këngëtares Elvana Gjata rrezikojnë që të publikohen, pasi ndodhen në duart e katër adoleshentëve.

Ata arritën të dispononin këto materiale private, pasi ia vodhën aparatin celular pak ditë më parë.

Mësohet se Elvana Gjata është alarmuar kur ka parë se fotot që ndodheshin në adresat e rrjeteve sociale ishin zhdukur dhe menjëherë i është drejtuar për ndihmë Policisë së Shtetit.

Asaj i janë vendosur në dispozicion ekspertë kibernetikë, ndërsa policia ka shoqëruar 4 adoleshentë të moshës 15­ vjeçare, që dyshohen se kanë vjedhur telefonin e këngëtares.

Pavarësisht se Elvana Gjata e ka pasur me kod sigurie aparatin, të rinjtë kanë arritur të depërtojnë në celular nëpërmjet mekanizmit të vështirë, që në rastin e këngëtares në fakt ka rezultuar shumë i thjeshtë.

Aksesi në informacionin personal është bërë përmes iCloud, në telefonin e Elvana Gjatës.

Ka mjaftuar një përgjigje shumë e thjeshtë për pyetjen naive, me të cilën këngëtarja ruante të dhënat personale.

“Kur të rritesh ç’do të bëhesh?” – ishte pyetja, që adoleshentët iu përgjigjën saktë: “Këngëtare”, duke u futur kështu mes fotove, videove e mesazheve private të këngëtares.

Paraprakisht, nga burime policore mësohet se adoleshentët e shoqëruar nga prindërit kanë kthyer aparatin celular të Elvana Gjatës, por nuk dihet nëse ndonjë nga fotot e saj intime apo videot mund t’i kenë ruajtur në ndonjë adresë tjetër.

Prokuroria ndërkohë ka  proceduar 4 të rinjtë në gjendje të lire, për akuzën e “hyrje e paautorizuar kompjuterike” në bashkëpunim. (Panorama)

elvana-gjataaa