ZTE ka krijuar deri tani disa telefona inteligjentë shumë të mirë, me harduer të fuqishëm, materiale premium dhe kualitet të lartë. Seritë Axon janë deri tani pajisjet më të mira që kompania ka krijuar. Përmendim këtu telefonat inteligjentë Axon Elite, Axon Lux dhe Axon Pro, me ekrane 5.5 inç, dhe Axon mini me ekran 5.2 inç.

Tani kompania ka krijuar një pajisje tjetër të serisë Axon, e cila ka ekran më të madh se modelet e tjera. Pajisja është quajtur Axon MAX për shkak të ekranit 6 inç FHD AMOLED. Axon MAX fuqizohet nga procesori i ri i Qualcomm-it, Snapdragon 617, me tetë bërthama, së bashku me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Pajisja ka gjithashtu kamerë të pasme 16 megapikselë me vetë-fokusim, dhe kamerë ballore 13 megapikselë.

Veçori të tjera të rëndësishme të Axon Max janë bateria me kapacitet 4140 mAh, e cila mbështet teknologjinë Quick Charge 3.0 të Qualcomm-it për furnizimin e shpejtë me energji, dy vende për karta SIM, një portë për USB të tipit C dhe një skaner për gjurmët e gishtave, I cili është vendosur në anën e pasme të pajisjes.

Axon MAX ofrohet vetëm në ngjyrë ari dhe kushton 431 dollarë.

auto_zte1450648444