Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë befasinë e ditës – pasi ka humbur në shtëpi ndaj Lituanisë.Mysafirët fituan me rezultatin minimal 0:1, me golin e Kazlauskas në minutën e 51’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.Shqipëria bëri pothuajse gjithçka gabim dhe nuk rrezikoi asnjëherë portën e kundërshtarin, duke ia falur fitoren kundërshtarit.
Madje në fund, Shqipëria u mbyll në zonë dhe u fut në grackën e kundërshtarëve, duke mos mundur të dal përpara për të provuar barazimin.Si të mos mjaftonin gjithë këto, kapiteni Hysaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88’të.Kombëtarja e Lituanisë në fund fitoi një ndeshje zyrtare pas 4 vitesh… dhe atë ndaj Shqipërisë!