Shqipëria renditet në vendin e dytë për nga numri i vrasjeve, ndjekur nga Mali i Zi.

Këto janë të dhënat e një raporti të “Small Arms Survey” dhe që përfshin vitet 2010­-2015.

Sipas raportit, në Shqipëri, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritur dhe kanë rënë në mënyrë paralele. Raporti thekson se në Mal të Zi dhe në ish­Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave.

Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë. Sipas raportit, rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Evropa Jugore etj.

Këtu nuk përfshihen vendet në luftë, shkruan “Center for Security Studies”, raporton “Ora News”

.shqiperia1