Shqipëria edhe zyrtarisht është eliminuar nga Kampionati Evropian pas barazimit 3-3 ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të kualifikohet për në fazën e 1/8 e finales së evropianit të futbollit Euro 2016.

Shqipëria me dinjitet do të kthehet në atdhe pas paraqitjes në evropianin e organizuar prej Francës, transmeton Telegrafi.

Kuqezinjtë kanë marrë tre pikë gjatë gjithë kampionatit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar më tutje.

Shqipëria ka po aq pikë sa edhe Turqia dhe Portugalia, por shkaku i gol-dallimit më të keq, nuk ka mundur të kualifikohet.

Futbollistët shqiptarë do të kthehen në Tiranë të enjten rreth orës 17:00.