qenan profilNga Qenan Aliu

Paraqitja e Ivanovit në konferencën për shtyp ishte skandaloze.

Fjalimet e tij para qëytetarëve të vendit, janë aq tekste marëzie sikur i ka shkruajtur apo i lexon ndonjë adoleshent i shashtrisur.

Ai qortoi të gjithë qytetarët e këtij vendi përveç Vmro-Dpmne. Ai tha se vetëm ai ka vepruar me strategji dhe për të mirën e këtij vendi ,ndërsa të gjithë të tjerët duan ta shkatërojnë këtë vend.

Ivanov, ashiqare është me legjitimitet të diskutueshëm, dhe haptas mbronë dhe është i kapur nga kupolla e hajnave që sundojnë me këtë shtetë afro një dekadë.

Miq të dashur, Ivanov si president dhe komandant suprem i forcave të armatosura ka në kompetencë ushtrinë e këtij vendi.

Por ajo që është tragjike dhe e rrezikshme është fakti se presidenti Ivanov si duket ka probleme shumëdimensionale !!

Ivanov në tetorë do të duhet të largohet vetë nga detyra,a shtu qëndron puna , ai e din më së miri se pse!?

Deri atëherë ,ZOTI e ka në dorë Maqedoninë !