Ka nisur në orët e para të mëngjesit votimi në 12 qarqet e Shqipërisë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndodhet në qytetin e Shkodrës ku edhe po ndjek nga afër procesin zgjedhor. Gjithashtu pritet që ambasadorja amerikane të japë një deklaratë për mediat në orët në vazhdim.
Ndërkohë deri më tani kanë shprehur vullnetin e votës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Presidenti i Republikës Ilir Meta, si edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjithashtu kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit kopshti nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. /abcnews.al/