Jeton Shasivari

Qëllimi kryesor i MO ishte ndërprerja e konfliktit të armatosur disa mujor të v. 2001, pra sigurimi i paqes, e jo krijimi i ndonjë modeli efikas dhe perspektiv juridik, politik, kulturor, social dhe ekonomik për zgjidhjen e antagonizmit etnik në Maqedoni midis maqedonasve dhe shqiptarëve.Në këtë aspekt, MO e realizoi qëllimin kryesor, por jo edhe shqiptarët sepse nuk fituan atë që dëshiruan. Kur flitet për realizimin e saj, duhet nënvizuar faktin se MO në tri lëmitë kyçe që ndërlidhen me përdorimin e gjuhëve, përfaqësimin proporcional dhe demokracinë lokale, nuk arriti të realizojë barazinë e plotë etnike gjatë gjithë kësaj periudhe kohore 16-të vjeçare. Kjo për arsye se, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, të drejtat kombëtare të shqiptarëve vazhdimisht kontrollohen dhe distribuohen nga subjektet politike maqedonase. Ky dokument nuk arriti të jep përgjigjet e duhura të rrafshit etnik, juridik, politik, ekonomik, financiar, kulturor dhe social të shqiptarëve, ku mbi të gjitha, nuk arriti të ndryshojë konceptin kushtetues etnocentrik të imponuar me majorizim qysh me pavarësimin e RM-së në v. 1991, pra nuk arriti të ndryshojë statusin kushtetues të shqiptarëve në këtë shtet.

Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë gjendje, siç janë: dobësitë “e lindura” e të pa evitueshme normative të këtij dokumenti për shkak të shprehjeve jo të qarta, konfuze, jo profesionale dhe jo precize në të (të stilit as mish as peshk) ku si shembull konkret, veçohet formulimi injorues dhe ofendues për shqiptarët të shprehur me: “20% e popullatës” sepseshqiptarëtnëMaqedoninukjanëfenomenmatematikor i përqindjes,porjanëpopullautoktonqëjetonnënjëhapësirëkontinuelegjeografikeqëposedontëdrejtën e pashteruartëvetëvendosjes;mospajtimet midis anekseve kushtetuese dhe atyre ligjore të këtij dokumenti;skadimi i afatit për implementimin e tij; mungesa e traditës demokratike dhe kulturës politike, sidomos ideologjia politike e nihilizimit manipuluestë këtij dokumenti si nga ana e VMRO-DPMNE-së ashtu edhe nga ana e LSDM-së;  shfrytëzimi partiak 13-të vjeçar i këtij dokumenti për qëllime pushteti nga ana e BDI-së; mosbesimi ndaj institucioneve; politizimi dhe partizimi i tyre; korrupsioni; tranzicioni i stërzgjatur;praktikat dhe tendencat sistemore diskriminuese;varfëria dhe papunësia;distribuimi jo proporcional i buxhetit të shtetit, etj.Kësaj duhet shtuar edhe faktin se ky dokument nuk arriti të parandalojë edhe krizat e ndryshme gjatë kësaj periudhe 16-të vjeçaresi: krizat ndëretnike, krizën eintegrimeve euro-atlantike, krizat e ndryshme të sigurisë, krizat e demokratizimit të institucioneve, krizat e proceseve të montuara politike, policore, prokuroriale dhe gjyqësore kundër shqiptarëve, etj., pra, me një fjalë, të gjithë këto faktorë e bëjnë këtë dokument jo efikas, jofunksionaldhe të dështuar, ndërsa, nga ana tjetër, vazhdimisht po e imponojnë, legjitimojnë dhe legalizojnë nevojën reale për një alternativë të re përmes ndryshimeve dhe avancimeve të reja kushtetuese të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në RM.

Për këtoparametra flasin edhe analizat e ndryshme të organizatave ndërkombëtare, sipas të cilave, përderisa përkrahja e shqiptarëve për këtë dokument në vitet 2001-2005 ishte masive, kurse te maqedonasit ishte nën minimalen, nga viti 2005 e këndej, shënohet një rënie drastike e përkrahjes së këtij dokumenti nga shqiptarët, kurse nga ana tjetër, shënohet një rritje e vazhdueshme e përkrahjes së këtij dokumenti nga maqedonasit që sqarohet me atë se ata nuk humbën aq sa prisnin edhe pse ndjeheshin të rrezikuar, si dhe rritje e përkrahjes së tij nga komunitetet e tjera të cilët fituan më tepër se sa që prisnin nga ky dokument. Rënia drastike e përkrahjes së këtij dokumenti nga shqiptarët shpjegohet me dëshpërimin e tyre sepse shqiptarët ishin ata që prisnin shumë më tepër nga MO,ndërkaqrealisht fituan shumë më paknga ky dokument se gjithë të tjerët.

Nga perspektiva e sotme, MO për shqiptarët u konvertua në dokument mos suksesi sepse pas 16 vitesh nuk fituan atë që dëshiruan, kurse për maqedonasit dhe të tjerët u konvertuanë dokument suksesi sepse pas 16 vitesh e dëshiruan atë që fituan me MO.