Shkruan: Faton Murseli

Shqiptarëve nuk u duhet një bashkim i thjeshtë sa për ti rrëzuar këta që nuk na përfaqësojnë, por një grupim që do të shtrojë në tryezë bisedimesh të pakompromis vizionin shqiptar.

Pra, mjegullnaja politike që ka kapluar shqiptarët në Maqedoni duhet të hiqet me përpilimin e Platformës Për Shqiptarët, dokument që do të jetë i detyruar për nënshkrim edhe nga tabori politik maqedonas, në krijimin e qeverisë së pas 24 Prillit.

Kjo Platformë do të ngërthejë në vehte gjithë kërkesën shqiptare tashmë shumë më të avansuar se në MO. Për të zbehur fuqinë që duhet ta ketë Platforma (kërkesa e shkruar shqiptare) po krijohen gjithfarë grupimesh në formë këshillash. E kam cekur edhe më parë që shqiptarëve nuk u duhet një bashkim i thjeshtë sa për ti rrëzuar këta që nuk na përfaqësojnë, por një grupim që do të shtrojë në tryezë bisedimesh të pakompromis vizionin shqiptar.

Shqiptarët pra nuk do të votojnë për intelektualët solistë (vetëm për vehte), por ata intelektualë shoqërorë që do ta shkruajnë dhe artikulojnë Platformën për të gjithë ne. Besoj se rreth kësaj Platforme do të mobilizohet edhe shqiptari i vetëm opozitar në vend. Çdo gjë tjetër mund të jetë arenë dëshirash të paartikuluara, apo debat inatesh ndër-shqiptarë, që vetëm mbrapa na shpien!