Shqiptari mbush gropat e shtetit në Kumanovë (VIDEO)

60 vjet pa kanalizim dhe pa rrugë të asfaltuara. Atë që nuk e bëri as pushteti qendror dhe as ai lokal e bëri një banor i fshatit Llojan për këtë rrugë të Lagjes së Trimave. Banori i cili deshi të mbetej anonim rregulloi infrastrukturën e munguar prej vitesh në këtë lagje, madje pa ndihmën e askujt. Për vite të tëra banorët e kësaj rruge ecnin nëpër baltë, të dëshpëruar nga premtimet boshe të partive politike.

“Këtu 60 vjet jemi, as qeveria, as partia na kanë premtuar shumë herë por s’ka pat asgjë, falënderojmë Haxhiun nga fshati Llojan që ka bërë  shtruarjen edhe të kanalizimit edhe bekatonizimin e rrugës, faleminderit shumë prej tij”.

“Investimin që e ka bërë Haxhiu jemi shumë të kënaqur dhe e falënderojmë shumë, kjo duhet të jetë mësim për te shqiptarët sepse tek ne shqiptarët nuk po investohet asgjë, kam një porosi deri te partitë që të jenë më të kujdesshme me ne dhe mos të luajnë me popullin tonë dhe të jenë më serioz”.

“ Unë e falënderojë Haxhiun që na rregulloj këtë rrugë, e cila u bë pas 50 vitesh”.

“Ka qenë katastrofë kjo rrugë, as në këmbë nuk kemi mund me kalu e as me vetura, jemi të kënaqur me ketë rrugë që u rregullu e falënderojmë Haxhiun nga fshati Llojan”.

Banorët për Alsat-M thonë se rregullimi i infrastrukturës ka lehtësuar shumë përmbushjen e aktiviteteve të përditshme.