bdi besa

 Data e 2 korrikut 2016 do të mbahet mend si data tragjike jo vetëm e Kumanovës por e tërë shqiptarisë  nga se çdo shqiptarë me ndërgjegje solide nëse jo më tepër të paktën ka ulur kokën dhe është solidarizuar me dhimbjen e familjes . Reagimet për të dënuar aktin mizor ishin të shumta dhe nga të gjitha anët, personalitete të jetës publike, ish luftëtar, prindër etj. Megjithatë në këtë ditë kaq të zezë dhe të dhimbshme ajo qe ra ne sy ishte një foto nga eksponente të larte të partisë në pushtet e cila u publikua dhe vërehej disponim shumë i madh ne fytyrat e tyre, pothuaj se kishin marre lajmin se do të pezullohet Prokuroria Speciale apo se “ e meritojnë” të jene aty ku janë. Në anën tjeter një lëvizje tjetër që dëshiren më të madhe të saje ka që të jetë e para e të dytave për qëllime që ende ngelin misterioze, në po këtë ditë, shumë pak ore pas ceremonisë së varrimit kishte organizuar një iftarë në Gostivar dhe Negotinë dhe në të njëjten kohë kishte bërë “14” nëndegë!. Kjo nuk ishte dicka e panjohur sepse ditë më herët po njëjte kishin vepruar edhe në qytetin e Kërçovës ku njerëzit i kishin ftuar për iftare dhe aty për të shfrytëzuar prezencën e njerëzve kishin shpalle “dy” nëndegë te themeluara dhe të gjithë të pranishmit i kishin konsideruar si anëtar dhe aktivistë të lëvizjes se tyre gjë që kishte irrituar shume të pranishem nga të cilët ky gjest cilësohej si thike pas shpine e llojit te vet. Sidoqoftë tash pasi edhe Sali Berisha e pa të arsyeshme të reagon me nj deklaratë pvr tragjedine e Kumanovës, të presim mos vallë, ashtu si  reagoj i pari për ngjarjen e Stambollit mos ndoshta u  bie ndër mend ta thotë të paktën  një fjalë!

©fol.mk