Aktori i mirënjohur nga Tetova, Xhevdet Jashari – Arifhikmeti, sic duket nuk e ka përtypur heshtjen e liderëve politik shqiptarë Ali AHmeti dhe Menduh Thaci, pas vrasjes makabre ndaj fëmijës 4 vjevar nga Kumanova, nga një kriminel maqedonas. Mllefi  dhe keqardhja e Jasharit është shprehur vazhdimisht në faqen e tij në FB, ndërsa sot ai u është drejtuar direkt Menduh Thacit dhe Ali Ahmetit, njofton Drini.mk

“O ju Ali-a o ju Menduh-a o ju deputet te popullit, o nuk e di kush jeni atje qe ju kena dergu me votu, a keni femij ju, a e dini more sa shume rrande eshte, a e keni ndegju morre ju vajin e vellaut 7 vjecar se si qane per vellaun e tij 4 vjecar a keni ju meshire a keni ju Zot!!!
po nji fjali more nuk e thate as edhe nji te vetme!!!
Yf Jazzek!!!”