Opinion nga Arta Toçi

 

Një vend në të cilin secili trajtohet në mënyrë të barabartë dhe ka të drejta të barabarta me të gjithë të tjerët me të cilë bashkëjeton konsiderohet si vend demokratik. Madje, ky është edhe definicioni I demokracisë. Vendi në të cilin jetojmë ne, deklarohet si vend demokratik me qytetarë të barabartë në të gjitha sferat e jetës.Vetë fakti i të qenit qytatar i një vendi perceptohet si status institucional i gëzimit të lirive dhe të drejtave të barabarta me të gjithë të tjerët që jetojnë në atë vend.  A jemi ne qytetarë me të drejta formale apo me të drejta të plota për sa i përket statusit që kemi në këtë vend? Gjersa Beckett vazhdoi t’a presë Godonë, ne vazhdojmë t’a kërkojmë fajtorin duke mos u kthyer asnjëherë nga vetvetja për të thënë,a mos  vallë armiku jemi ne?

  • Ne kemi njerëz që i zgjedhim dhe vendosim të zgjedhim të atillët që servilosen më lehtë.
  • Ne kemi zgjedhje dhe lejojmë që të tjerët të vendosin për ne, ndërkaq që për një rrogë prej 100 € ne ua japim votën atyre nga të cilët vuan një popull.
  • Ne kemi njerëz në qeverinë e vendit, por me ta qeverisin të tjerët.
  • Ne kemi të drejtë të mendojmë por të mos e themi mendimin tonë sepse cdo mendim ndryshe është i sanksionueshëm ndërkaq që sanksioni gjithmonë lidhet me bukën e gojës së fëmijëve tanë.
  • Ne kemi intelektualë të dyshimtë, doktora shkencash pa magjistratura dhe magjistra pa diploma fakultetesh. Ne kemi profesorë që marrin thirrje me punime të shkruara në gjuhën që nuk i flasin dhe nuk i shkruajnë.
  • Ne kemi arsim te obligueshem por jo dhe obligim për të ndërtuar shkolla për ata që mësojnë në shkolla të ndërtuara kah mesi i shekullit të kaluar.
  • Ne kemi univrsitete me profesorë që paraqesin autoritet vetëm në hapsirën prej portës hyrëse deri te e njëjta në kahjen e kundërt. Jashta saj ata shquhen për mungesën e autoritetit dhe mungesën e kulturës së komunikimit.
  • Ne kemi artistë por jo dhe art,kemi mjekë por jo dhe mjeksi, kemi juristë por jo drejtësi.
  • Në 15 vitet e fundit ne i kemi të gjitha me shumicë, ‘profesionistë’ me shumicë, politikanë me shumicë, universitete me shumicë, tradhëti me shumicë, çkombtraizim me shumicë, zgjedhje me shumicë. Në këto vite të fundit vetëm dicka na mungon, na mungon dinjiteti personal dhe kombëtar.

E morëm mallkimin e Zotit atëherë kur tradhëtuam veten dhe ai që nuk e do veten është i destinuar të dështojë dhe të mbetet i padashur edhe nga të tjerët. Në këto vite ne arritëm të tjetërsohemi dhe të mos e njohim veten. A jemi të vetëdishëm se ne nuk bartim asnjë nga tiparet e shqiptarëve tjerë? Ne nuk ngjasojmë as me shqiptarët e Shqipërisë dhe as me ata të Kosovës, kështu në këto 15 vitet e fundit ne arritëm që të jemi të padashur dhe të panevojshem, madje as si numër , për shqiptarët gjetiu sepse ne,

  • Krijuam idhuj nga dështakët dhe cka përvec dështimit mund të presësh nga një dështak, nga shumë dështakë?
  • Tradhëtinë e bëmë vlerë mbi të cilën ndërtuam autoritete të paqena
  • Trimërinë më as në këngë nuk e këndojmë sepse kemi frikë se trimëria e heronjëve tanë mund t’a lë nën hije famën e heronjeve të paqenë.
  • Rrugëtimin e kombit as që e mendojmë sepse për ne kombi është aduti me të cilin marrim mandatin për të punuar për kombet tjëra.
  • Ne nuk jemi as fetar për derisa fenë e kemi instrument për arritjen e qëllimeve politike, materiale, individuale dhe partiake. Tani që u dëshmuam si jokombëtarë, po i kthehemi adutiti tjetër, me një qëllim të vetëm, për t’a zëvendësuar një të keqe me një trajtë të re të së keqes.
  • Ne jemi ata që vete i mohojmë personalitetet e shquara kombëtare duke mohuar të kaluarën tonë. Ne edhe historinë kombëtare e ndërtojmë duke u varur nga frekuenca e vizitave të emisarëve nga Turqia sepse jemi ne ata të cilët pushtuesin e quajmë misionar ndërkaq që misionarët e vërtetë i mohojmë.
  • Ne jemi ata të cilët edhe në momentet më të dhimshme, para dhimbjes e nxjerrim ruajtjen e qetësisë në vend. Për cilën qetësi flasim? Unë e kam humbur qetësinë time në momentin kur përpara më dolën dy sy të ndritur dhe një gojë e buzëqeshur akoma me dhëmb të numëruar. Qetësia jonë është prishur sot më tepër se ditëve tjera, prandaj po pyes: qetësinë e kujt e rruajmë ne?

Koha në të cilën jetojmë, pas disa vitesh do të jetë e shkuar dhe do shënojë një pjesë të historisë kombetare. Është obligim dhe detyrë e shkencës së historisë të reflektojnë mbi një realitet në një peridhë të caktuar. Nëse nuk ndyshojmë ne dhe nuk e ndryshojmë qasjen dhe trajtimin ndaj kombit, të zbehtë, të zbehtë do e krijojmë historinë por do të shërbejmë si eksponat i modelit që nuk duhet ndjekur ndërkaq që leksionet për ne do fillojnë: ishin një herë një popull që u vetëasimilua sepse lejuan që secili që kaloi apo frymoi në ato vise të merrte një pjesë të shpirtit të tyre.

PS/ Autorja është Kryetare e Asamblesë së Femrës në  LR-PDSH 

©fol.mk