Modelja shumë e njohur shqiptare, Angela Martini, e cila një vit më parë i dha fund beqarisë me partnerin Dragos Savulescu, vendosi që pas martese të heqë dorë nga modelingu dhe ti përkushtohet projekteve filmike.

Angela aspiron të bëhet një producente e zonja, si dhe po sjell në treg librin e saj më të ri, të cilit ende nuk i ka vënë një titull. Sipas “NewB”ndër të tjera modelja rrëfen në librin e saj rrugëtimin nga Shkodra drejt Zvicrës në moshën 10 vjeçare, si dhe të qenurit pjesë e stafit të Donald Trump.

Gjithashtu, Angela ka përfshirë në libër edhe historinë e vështirë të mamasë së saj, e cila me shumë përpjekje ja ka dalë në jetë.