Shtabi i Emergjencës “Dhimbja” si rezultat i përmirësimit të gjendjes  në rajonet e përmbytura, konkretisht në Hasanbeg njofton opinionin se përmbyll, aktivitetin humanitarë. Me këtë rast falënderojm të gjithë ata  që ndihmuan duke dhënë kontribut që sadopak ta zbusnim gjendjen e rëndë që përjetuan banorët e Hasanbegut në këto dit të vështira. Megjithëse  Hasanbegu ende ka nevojë, për ndihmë të përmasave që tejkalojnë mundësitë e  shtabit emergjent, sepse shumë shtëpi vazhdojnë të jenë të rrënuara,infrastruktura rrugore e shkatëruar, por këto janë përgjegjësi e pushtetit lokal dhe shtetit në përgjithësi.

Ne si shtab emergjent  falënderojm në mënyrë të posaçme të gjithë ata njerëz  me zemër humane që na ofruan ndihmë të pakufizuar në momentet më të vështira.Falënderojmë shoqatat humanitare për ndihmën e pakursyer, falënderim gjithë personelit të ekipit mjekësor nga Gostivari dhe Ambulancës “Medical point”,vullnetarët që për asnjë moment nuk prituan të gjendeshin afër  si krah pune. Poashtu falënderojm banorët  e Hasanbegut që treguan një bashkëpunim  shumë të afërt dhe  transparent me shtabin “DHIMBJA”.

Në emër të  gjithë  qytetareve të Hasanbegut edhe  ekipit të shtabit “Dhimbja” Ju faleminderit.
Nga ekipi  shtabit “Dhimbja”
Fitim Salihu
Shefik Ukiqi
Isa Idrizi
Selajdin Ajdini
Hyrije Ajdini
Adnan Aliu
Ajet Tairi
Nuhi Zejnullahu e shumë të tjerë.
Për ne si ekip humaniteti vazhdon.
E lusim Allahun që kur mos të përsëritet kjo tragjedi.
Ngushëllime familjarëve që humbën të afërmit e tyre.

IMG_20160822_104550IMG_20160822_104621IMG_20160822_104550IMG_20160822_104632IMG_20160822_104652IMG_20160822_104642